RRËSHEN- Detaje të reja nga vrasja e Martin Bardhit dhe plagosjes së tre të tjerëve në Rrëshen. Tre personat që u plagosën, Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ata ndodhen në sallë të operacionit. Një prej tyre mësohet se rrezikon të humbasë krahun (amputim). I plagosuri tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri e mëlçi, ndërsa tjetri në mushkëri.
Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhin, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit.
Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd