Transmetuar më 26-09-2023, 13:29

LUSHNJE-Barjam Mehaj, 53-vjeç është vënë në pranga nga Policia në Lushnje, pasi është dënuar me mbi 5 vite burg për shkak se dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Policia vendore informon se ‘pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen në fshatin Tërbuf, Lushnjë, si dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit Barjam Mehaj, 53 vjeç.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit Bajram Mehaj, në Itali’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd