
ITALI- Funerali i Giorgio Napolitanos, ish-presidentit të Republikës i cili vdiq të premten në moshën 98-vjeçare, po zhvillohet, sot në Palazzo Montecitorio në Romë, selia e Dhomës së Deputetëve . Është hera e parë në historinë republikane që një funeral po zhvillohet në Selinë e Parlamentit. Në Itali kjo datë është shpallur ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysmështizë, por ashtu edhe në ndërtesat e BE-së.
Në ceremoni të pranishëm janë Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryeministri Giorgia Meloni, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Silvana Sciarra, të cilët kanë mirëpritur liderët ndërkombëtarë, si presidenti francez Macron, lideri gjerman Steinmeier, shkruajnë mediat e huaja. Në ceremoninë mortore do të marrë pjesë edhe presidenti Bajram Begaj.
Në ceremoninë e tij do të mbahen 9 fjalime, nga familja e tij, Kryetarët e Dhomave Ignazio La Russa dhe Lorenzo Fontana, ish-kryeministrat Giuliano Amato dhe Paolo Gentiloni, Gianni Letta, Kardinali Gianfranco Ravasi dhe Anna Finoçhiaro.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





