Transmetuar më 26-09-2023, 13:10

Port Durrës – Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat kërkohet licencë. Bëhet fjalë për bombola me lëndë kimike (helium), raporton noa.al.

Policia tha se u procedua penalisht 47-vjeçari (rezident në Angli), drejtuesi i automjetit ku u gjetën bombolat.

Shërbimet e Policisë në portin e Durrësit, kryen kontroll bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, në furgonin e 47 vjeçarit M.M.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shqiptar M. M., 47 vjeç, rezident në Angli, pasi gjatë kontrollit në furgonin që drejtonte, janë gjetur bombola me lëndë kimike (helium).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd