Transmetuar më 26-09-2023, 12:17

RRËSHEN- Ngjarja në Rrëshen mund të kishte përfunduar në tragjedi të r•ndë.

Shënjestër e atentatit ishte Martin Bardhi, 59 vjeç i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pasi ishte dënuar për pjesëmarrjen në atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit.

Bardhi është qëlluar me breshëri kallashanikovi ndërsa ndodhej mes njerëzve.

Vrasja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit.

Policia njoftoi zyrtarisht se janë edhe tre të plagosur. Bëhet fjalë për:

-Ilir Bardhoku, ish-drejtor shërbimesh në Bashki

-Olti Gjini, pronar i një lokali

-Shtetasi I.B

59 vjeçari Martin Bardhi u ekzekutua paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë.

Pas atentatit u gjend mjeti i djegur, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd