Transmetuar më 26-09-2023, 10:59

TIRANË- Në kuadër të Procesit të Berlinit, zhvillohet në Tiranë, ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë. Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se Samiti do të diskutojë diçka që 5 vite më parë nuk mund të imagjinohej, të diskutojë për planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Në një moment përcaktues ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave, është kjo ajo që po përpiqemi të bëjmë me këtë samit, ajo që po ndjejmë nga të gjitha komunikimet me miqtë tanë. Dje pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë mjaft shteruese me mikun tonë nga qeveria e Francës, ishte një bisedë që 5 vjet më parë do ishte e pamundur të zhvillohej. Gjërat kanë ndryshuar, shohim me interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më syhapur ndaj rëndësisë që Ballkani Perëndimor ka ndaj BE.

Sot BE ka nevojë për BP po aq sa kjo ka nevojë për BE. Ne jemi këtu për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi, që përfshin forcimin e ekonomive tona, duke përfshirë sferën e aktiviteteve të BE.