Transmetuar më 26-09-2023, 10:10
DURRËS – Porti i Durrësit merr masa të rrepta sigurie pas arratisjes së shqiptarit nga burgu në Itali.
Roland Dedja me origjinë nga Durrësi, i dënuar për vrasjen e të fortit të Vlorës, Shpëtim Çupës ka mundur të arratiset ditën e hënë (24 shtator) nga burgu në Itali.
Ndërkohë që policia italiane po vijon kërkimet, janë marrë masa të rrepta sigurie dhe në Portin e Durrësit.
Dyshohet se Dedja ka planifikuar të kthehet në Shqipëri.
Kujtojmë se kjo nuk është arratia e parë për 40-vjeçarin Dedja.
Edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd