Transmetuar më 25-09-2023, 21:56

Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë.
Dy mjete të drejtuara nga një 19-vjeçar dhe një 20-vjeçar, janë përplasur mes tyre. Pë pasojë një nga drejtuesit ka përfunduar në spital.
Policia informon se ‘në aksin rrugor Librazhd-"Qafë Thanë", automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime shtetasi G. K. dhe K. M.(pasagjer).
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.