Transmetuar më 25-09-2023, 17:27
Mijëra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku.
Varrimi i heroit të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë.
Në ceremoni është parë edhe Rifat Jashari, si përfaqësues i familjes Jashari.
Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Nderimin e tij e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd