Transmetuar më 25-09-2023, 15:24

Moti i keq që ka përfshirë vendin këtë të hënë ka sjellë bllokimin e disa turistëve të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet.

Sipas informacioneve mësohet se turistët janë bllokuar për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku emergjencat civile në Përmet kanë ngritur alarmin dhe janë nisur në ndihmë të turistëve.

Ndërkohë shkak për bllokimin e tyre janë bërë reshjet e dendura të shiut dhe dalja nga shtrati i lumit të Langaricës.

Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.

Kjo nuk është hera e partë që është shënuar një incident i tillë në këtë zonë pasi të gjithë turistët preferojnë të eksplorojnë zonën pa udhërrëfyes, ndërsa sinjalistika parandaluese për zonat me rrezikshmëri nuk mungon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd