Transmetuar më 25-09-2023, 14:42

Gjatë ditës së sotme është gjetur i vdekur edhe një sulmues në veri të Kosovës.

Sipas policisë së Kosovës, është i njëjti është me uniformë të terroristëve serbë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë.

“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë.

Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Të dielën, autoritetet kosovare thanë se tre sulmues u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd