Transmetuar më 25-09-2023, 13:23

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës dhe 4 të tjerë janë vënën nën hetim të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë mësohet se të ndaluarit akuzohen për vjedhje, dhunë në familje dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal për dy të rinj në Lushnje dhe është sekuestruar një shkop bejsbolli.

Njoftimi i plotë:

Vodhi një shumë parash, në një banesë, identifikohet dhe vihet në pranga 46-vjeçari që u kap me paratë e vjedhura dhe me cannabis sativa me vete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi H. P., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vëniën në pranga të autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në Lushnjë. Në momentin e arrestimit, 46-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e parave të vjedhura dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. R., 18 vjeç dhe R. A., 24 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrolleve, iu janë gjetur dhe sekuestruar nga 1 shkop bejsbolli, secilit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasen P. M., 35 vjeçe, banuese në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 54 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 55 vjeç, banues në Portëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin K. L., 33 vjeç, si dhe e ka goditur atë, me grushte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Y., 38 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një 14-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd