Transmetuar më 25-09-2023, 13:10

Pas largimit të Lewandowski te Barcelona, gjigantët bavarezë mbetën pa një qendërsulmues të pastër. Figura e “9” ka qenë gjithmonë një nga pozicionet më të rëndësishme te Bayern Munich. Tani, dy vite më vonë, ka gjetur qendërsulmuesin e përsosur: Harry Kane, që po ecën me një ritëm rekord.

Me “hat-trick” e tij të fundit në fitoren ndaj Bochum-it, britaniku theu një rekord të vitit 1959, që i përkiste ‘Torpedo’ Müller. Sulmuesi legjendar gjerman shënoi pesë gola në pesë ndeshjet e tij të para në ligën gjermane. Një statistikë që Miroslav Klose dhe Mario Mandzukic e përsëritën vite më vonë. Bomberi anglez e ka thyer rekordin në fjalë me 7 gola në 5 ndeshjet e tij të para në Bundesligë.

Ish-lojtari i Tottenham-it iu deshën vetëm 10 minuta për ta barazuar rekordin e Muller-it. Menjëherë pas pushimit mes dy pjesëve të lojës, Kane kompletoi dopietën personale nga penalltia, para se të realizonte dhe golin e tretë.

Një “hat trick” që e bën britanikun lojtarin e katërt që shënon tre gola në një ndeshje të Bundesligës, pas Tony Woodcock (e bëri këtë dy herë me Këlnin), Kevin Reegan me Hamburgun dhe Jadon Sancho me Borussia Dortmund.

Pas ndeshjes, anglezi tregoi me krenari topin që po merrte në shtëpi pas “hat-trick”-ut personal. “Edhe një top tjetër për koleksionin, – ka shkruar ai në rrjetet sociale. – Ne luajtëm shumë mirë sot dhe kishim mentalitetin e duhur.

E bëmë të dukej fitore e lehtë, patëm shumë lehtësi me topin. Të gjithë ishin perfektë. Unë jam duke e njohur ekipin gjithnjë e më shumë, gjërat po shkojnë shumë mirë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd