Transmetuar më 25-09-2023, 10:57

Deklaroi gjatë një konference ditën e djeshme se ‘Shqiptarët qeshën, thanë le të vdesin’ për rastin e vrasjes së terroristëve serbë. Por në video përgjim nuk dëgjohen ato fjalë.
Në mbrëmje mediat serbe publikuan një audio-përgjim vetëm 4 sekonda.
Në të dëgjohet një zë në shqip që thotë: “Adem! Adem lajmërohu! dhe sërish “Adem (s’dëgjohet) lajmërohu”.
Por, sipas përkthimit të medias së serbëve të Kosovës, polici thotë: “Adem, Adem mos u shqetëso”, dhe më pas thotë: “Dhe nëse ai vdes, asgjë”.
Vuçiç tha se: “Ne ndoqëm atë që po bënte policia shqiptare, për një person pyetja është nëse ka shpëtuar, sepse nuk kanë dashur ta ndihmojnë. Kemi një regjistrim zanor ku policët shqiptarë qeshin dhe thonë se nuk kemi pse ta ndihmojmë. Le të vdesë”.