Transmetuar më 25-09-2023, 07:37

Michail Antonio, futbollist ndërkombëtar i Xhamajkës, i cili ka luajtur për West Ham United që nga viti 2015, ka shpjeguar se si, i veshur si burrë dëbore, përplasi “Lamborghini Huracán”-in e tij me vlerë më shumë se 242.000 euro. Ky incident i ndodhi gjatë Krishtlindjeve 2019.

Policia dhe zjarrfikësit janë dashur të shkojnë në vendin e aksidentit, ku nuk pati të lënduar, pasi makina u përplas me tabelën e komunikacionit, për shkak të dëmeve të shkaktuara.

"Më dhemb akoma edhe sot, – tha Michail Antonio në podkastin “On The Judy”. – Në thelb, po, ishte një rrugë e rrëshqitshme. Natyrisht që kjo lloj makine i trajton mirë kthesat, por m’u desh të frenoja. Kur tentova të merrja kthesën, makina rrëshqiti.

Kështu që bëra mu*in, shkela pedalen e frenave, – shpjegon futbollisti duke kujtuar aksidentin e tij. – Kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni në akull, të frenoni. Sepse thjesht përshpejtoni rrëshqitjen".

Michail Antonio pranon se pas përplasjes në gardhin e kopshtit në Balham (Londër) kujton vetëm tymin nga pjesa e përparme e makinës. Ai flet për frikën e madhe pas përplasjes: "Motorët e një makine të tillë janë mbrapa, kështu që mendoj se do të shpërthenin. Një çmenduri, aq më tepër se isha veshur edhe si burrë dëbore”.

Disa orë para aksidentit, Michael Antonio regjistroi veten duke kënduar këngën popullore për fëmijë "Walking in the Air", i veshur si një burrë dëbore.

Michail Antonio crashed Lamborghini into a garden dressed as a snowman on  Christmas Day - Mirror Online

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd