Transmetuar më 24-09-2023, 22:05

FRANCE – Në ndeshjen e rëndësishme mes PSG-s dhe Marsejës, Kylian Mbappe i lë pezull të gjithë me dëmtimin e tij pas 32 minutave lojë kur rezultati ishte 1-0 në favor të parizienëve, falë golit të Hakimit.

Një moment delikat ky për skuadrën e Luis Henriques, i cili tashmë veç shqetësimit për minutat e mbetura të ndeshjes ka edhe atë të yllit të skuadrës. Ende nuk dihet gjendja e tij dhe se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar, ndëkrohë që Paris Saint Germain do t’i duhet të përballet me Tottenhamin në Champions League, pas 10 ditësh.