Transmetuar më 24-09-2023, 20:38

SERBI- Presidenti serb, Aleksander Vuçiç deklaroi para popullit se do të “zbulojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë” e kryeministrit të Kosovës, Alibin Kurtit. Në nisje të fjalës së tij, Vuçiç tha se dita e sotme ishte më e vështira për popullin që nga viti 2004.

“Sot është një nga ditët më të vështira për popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë, edhe pse kam paralajmëruar në Bruksel dhe Nju Jork se mund të kishte ardhur deri këtu, pak njerëz e dëgjuan”, shtoi Vuçiç.

Më tej, ai shtoi se ndaj dy serbëve është gjuajtur me snajper, ndërsa tha se dyshon për një viktimë të katërt.

“Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve tona që disponojmë, janë tre serbë, të konfirmuar nga Kosova dhe Metohia, mbetën të vrarë.Dy prej tyre ishin me siguri nga gjuajtja me snajper, kur nuk ishte e nevojshme të likuidoheshin, dy u plagosën rëndë dhe ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe një person i katërt. Ne ndoqëm se çfarë po bënte policia shqiptare.

Ne kemi një regjistrim zanor se si policët e tyre qeshin dhe thonë ‘lërini të vdesin”, tha Vuçiç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd