
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën në veri të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar Serbinë për vrasjen.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e dënon aktin terrorist serb duke iu referuar si përgjegjës grupeve të Beogradit dhe thekson mbështetjen për Policinë e Kosovës.
Berisha thotë se Policia e Kosovës ka asgjësuar 10 nga terroristët, një i plagosur dhe një i dorëzuar. BERISHA: SITUATA E RËNDUAR SHUMË NË LEPOSAVIQ. POLICIA E KOSOVËS ASGJESON 10 TERRORISTË, NJËRI PLAGOSET DHE NJË TJETËR DORËZOHET.
EDHE NJËHERË DËNOJ ME ASHPËRSINË MË TË MADHE LOJËN KRIMINALE ME GRUPE TERRORISTE TË BEOGRADIT DHE MBËSHTES TË GJITHË PËRPJEKJEN E POLICISË SË KOSOVËS PËR VENDOSJEN E LIGJIT DHE RENDIT NË TË GJITHË TERRITORIN TË REPUBLIKËS.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





