
KOSOVË-Fehmi Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin dhe tensionet në veri ku humbi jetën efiktivi i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Hoti ka thënë se në vendngjarje ka ende shkëmbim zjarri midis forcave të Policisë së Kosovës dhe grupeve serbe. Sipas Hotit personat e grupit serb posedojnë armatim me kalibër të ndryshëm dhe bën të ditur se Policia e Kosovës ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku grupi është i rrethuar.
“Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri. Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë. Personat e armatosur janë të rrethuar ka ende shkëmbim zjarri."- ka thënë Hoti.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë…