Transmetuar më 24-09-2023, 14:47

SERBI-Mediat serbe kanë raportuar pak më herët se Presidenti Aleksandër Vuçiç do të ekspozojë të gjitha "shakatë" e Kurtit, siç i quajnë ata, deklaratat e kryeministrit të Kosovës për sulmin ndaj policisë në veri nga persona të armatosur, ku mbeti i vdekur një efektiv.

"Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot pasdite do t’i drejtohet qytetarëve për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi.",- shkruan Alo.rs.

Një polic humbi jetën në veri të Kosovës dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore.

Efektivi që humbi jetën u identifikua si Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i Policisë Kufitare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd