Transmetuar më 24-09-2023, 13:30

Aksident në aksin Korçë-Maliq. Pë pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia vendore informon se ‘sot rreth orës 12:33, në aksin rrugor "Korçë-Maliq", pranë fshatit Koritë, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd