Transmetuar më 24-09-2023, 11:23

KORÇË- Një sherr ka degraduar në përdorimin e thikës ditën e sotme në Korçë. Mësohet se një 70-vjeçar ka qëlluar me thikë një 45-vjeçar në këmbë.

Sherri mes këtyre dy persona ka nisur për një pronë bujqësore. I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihme mjëksore. Ndërkohë që i moshuari është arrestuar nga policia.