Transmetuar më 24-09-2023, 08:26

Një zjarr ka rënë gjatë mesnatës në parkingun e një pallati 9 katësh në lagjen ‘Punëtori’ në Fushë-Krujë. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike ndërsa janë djegur dy automjete.

Zjarri është pikasur nga një banor, i cili ka lajmëruar familjet që të dalin nga pallati si dhe është njoftuar menjëherë policia dhe zjarrfikëset, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga mungesa e energjisë, dera kryesore nuk hapej. Zjarrfikësit kanë shkatërruar derën dhe më pas kanë ndërhyrë në shuarjen e flakëve. Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd