Transmetuar më 23-09-2023, 23:35

Durrës – Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës.

Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie është bllokuar pa afat, por përkohësisht, autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja po devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd