Transmetuar më 23-09-2023, 21:52

SELENICË- Zjarre masive në Selenicë.

Mësohet se në disa prej fshatrave janë përfshirë nga flakët.

Flakët kanë përfshirë fshatrat Amonicë, Mallkeq, Petë, Ramicë, Bashaj, Boder dhe Mavrovë. Zjarri ka përfshirë sip-ërfaqe të mëdha me pyje dhe shkurre, ndërkohë që nga flakët rrezikohen dhe banesa. Nuk dihen shkaqet se përse nuk ka mobilizim nga Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd