Transmetuar më 23-09-2023, 11:30

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 42-vjeçarin, Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.

Bozhanaj është shfaqur i qetë para trupit gjykues, teksa deklaroi se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore.

Edhe avokati i tij i mbrojtjes, Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim të detyruar spitalor, por gjykata caktoi “arrest në burg.”

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet, në rrugën “Hysen Gjura”, ku teksa patrulla e forcave “Shqiponja” ishte duke e ndjekur Bozhanajn pasi ishte person i dyshimtë, ai refuzoi të ndalonte për kontroll. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve dhe dy plumba kapën Edlir Alleshin, duek i rrezikuar jetën.

Pas ngjarjes, 42-vjeçari u arratis dhe policia arriti ta ndalonte vetëm pas disa orësh.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd