Transmetuar më 23-09-2023, 10:03

Sebastian Frey, ish-portieri i Fiorentinës, ka bërë disa deklarata për “TV Play”, duke u ndalur veçanërisht te Milani. Trajneri Stefano Pioli është në “syrin e cikonit” të ish-mbrojtësit ekstrem, krahasuar me një figurë si ajo e Zlatan Ibrahimovic. Ja pra, fjalët e tij:

“Pioli ka më pak peshë specifike për t’i përcjellë diçka ekipit kuqezi sesa Maldini, Baresi apo Ibrahimovic. Dy vite më parë ata fituan titullin dhe në momentin kyç për kapërcimin në cilësi, Maldini u largua.

Të gjithë lojtarët u penduan dhe dërguan një sinjal në masën që iu lejohet, pra me rrjetet sociale. Kështu që në këtë pikë do të kishte më shumë kuptim përfshirja e një figure si Franco Baresi, i cili tashmë është pjesë e Milanit.

Pioli ka nevojë për një njeri me karizëm si Ibrahimovic apo Maldini, figura kaq emblematike dhe aq milaneze sa do të ishin medoemos pika referimi. Leao është kampion dhe nuk e vë në dyshim, por duhet menaxhuar në mënyrën e duhur.

Fjala vjen, pas asaj finteje me thembër, kur mund të kishte shënuar lehtë ndaj Newcastle, ai e meritonte një shuplakë të vockël, siç do të bënte Ibra apo Maldini. Por Pioli nuk është Ibrahimovic. Nga një sezon në tjetrin, Milani e gjeti veten në zero nga ky këndvështrim”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd