Transmetuar më 22-09-2023, 23:47

Personazhet shqiptarë që gjenerojnë të ardhura nga platformat e internetit do të paguajnë taksa. Kjo pritet të ndodhë nga 1 Janari i vitit 2024.

Deri më sot kjo kategori i ka shpëtuar tatimit dhe këtu përfshihen personazhet që fitojnë nga TikTok-u apo influencerët që fitojnë nga Instagrami, Facebook, YouTube dhe Google.

Blogerët e këtyre rrjeteve sociale në këtë mënyrë do t’u kërkohet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15%.

Në daljet në intervista televizive, ata përmendin shifra me mijëra euro nga të ardhurat prej rrjeteve sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd