
Pas humbjes së turpshme 5-1 në derbin ndaj Interit për llogari të Serie A dhe barazimit pa gola me Newcastle në Champions League, kuqezinjtë rikthehen në kampionat. Verona mbërrin në “San Siro” dhe për Stefano Piolin është e ndaluar të bëhen më gabime. "Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, veçanërisht për ne që kemi një humbje në kampionat, – shpjegoi trajneri i kuqezinjve.
– Skuadra është mirë dhe e bindur për atë që po bën. Është e etur të luajë ndeshjen e duhur nesër kundër Hellas Verona. Leao? Nuk më pëlqen aspak që përgjegjësia t’i jepet vetëm njërit. Ai po punon për t’u bërë kampion. Giroud është mirë, por duhet të menaxhohet".
Më poshtë është konfrerenca e plotë për shtyp e trajnerit të “Djallit”, në prag të sfidës së radhës në kampionat.
Rotacione të mundshme?
Po përpiqem të bëj zgjedhjet e duhura për ta fituar ndeshjen tjetër. Është e drejtë që lojtarët janë të etur për të luajtur. Unë do të duhet të zgjedh 11 titullarë, por ka gjithmonë të tjerë që do të hyjnë më pas. Kushdo që luan më pak duhet të grindet me veten. Gjëja e rëndësishme është të kemi këtë disponueshmëri nga lojtarët. Ata të gjithë do të luajnë për shumë ndeshje.
Si është skuadra?
E shoh mirë dhe të bindur për atë që po bën. Lojtarët janë të etur për të zhvilluar ndeshjen e duhur të shtunën.
Tri ndeshje radhazi në kampionat…
Është një mundësi e shkëlqyer për të bërë mirë. Për ne, megjithatë, tani është vetëm ndeshja kundër Veronës. Ajo bëri mirë kundër Bologna, është intensive dhe agresive. Duhet të jemi gati, t’i qasemi mirë ndeshjes, sepse është e rëndësishme për t’u rikthyer në performancën e tri pikëve.
Po Giroud?
Ai është shumë mirë, mjaft i rëndësishëm për ekipin dhe duhet menaxhuar. Do të kemi një mënyrë për ta menaxhuar mirë, nuk ka probleme fizike dhe është në gjendje të shkëlqyer.
Të ardhurit e rinj…
Ata kanë cilësi, disponueshmëri, janë përshtatur mirë. Koha e integrimit ka mbaruar, sepse luajmë shumë, por nuk ka mbaruar plotësisht. Ata vijnë nga kampionate dhe eksperienca të ndryshme. Edhe pak kohë do të nevojiten për t’i bërë të performojnë në më të mirën e tyre. Të gjithë po stërviten mirë dhe tashmë janë gati të japin kontributin e tyre për ekipin.
Ndeshja kundër Newcastle…
Kemi luajtur pesë ndeshje deri më tani. Disa situata kanë qenë shumë pozitive, në të tjera duhet të rritemi dhe të përmirësohemi sa më shpejt.
Si është gjendja e Jovic?
Ai kishte një verë të vështirë dhe u stërvit pak. I mungon ritmi, por është shumë i motivuar dhe ndihet mirë. Nuk ka shumë kohë për të luajtur në këmbët e tij tani, por do të përmirësohet në gjendje. Ai di të luajë futboll, është e rëndësishme të kemi lojtarë që lëvizin mirë në zonë dhe luajnë për ekipin. Do të jetë shumë i dobishëm gjatë sezonit.
Gabimi i Leaos ndaj Newcastle…
Leao po bën një udhëtim të rëndësishëm. Ai po bën gjithçka në stërvitje për t’u shndërruar në një kampion. Do të duhet të mësojë t’i menaxhojë më mirë disa situata loje. Ndërsa rritet, edhe përgjegjësitë e tij rriten, por duhet të përmirësohet edhe në menaxhimin e presionit. Çdo gabim nga një lojtar është gabim i të gjithëve, jo vetëm i njërit. Është gabim të bësh shumë presion mbi lojtarët individualë. Nuk më pëlqen fare t’i jap përgjegjësi vetëm njërit. Për t’u bërë kampion ndonjëherë kaloni nëpër performanca të luhatshme. Leao po bën disa hapa të rëndësishëm në nivel karakteri.
Shtatë ndeshje në tri javë…
Ekziston një ide e planifikimit dhe shpërndarjes së energjisë për ta mbajtur lart performancën e ekipit. Më pas janë ndeshjet dhe kushtet e lojtarëve që sugjerojnë rotacionet.
A u mbyll historia e derbit me Newcastle?
Newcastle nuk mbylli apo hapi asgjë. Ishte ndeshja e parë e Champions League. Ne donim të fitonim, por nuk ia dolëm. Megjithatë, mbajmë shumë gjëra pozitive nga ndeshja, ashtu siç mbajmë shumë gabime të derbit, për të cilat duhet të punojmë t’i përmirësojmë. Në disa situata ende nuk kemi cilësi.
Kalendari i ngjeshur…
Ne po përpiqemi të punojmë për të bërë diçka më të mirë, që nuk duket ideale.
Reijnders dhe Krunic…
Reijnders mund t’i japë frymëmarrje Krunicit në atë pozicion. Adli mund ta bëjë gjithashtu, pastaj do të shohim. Ne nuk varemi nga një lojtar i vetëm, por nga qëndrimi dhe puna ekipore.
Florenzi, zëvendës i Theo?
Ai është titullar për Milanin. Duke luajtur në këtë mënyrë është i dobishëm si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. Pastaj, nëse luan nga fillimi apo gjatë ndeshjes nuk është e rëndësishme. Do të ketë mundësi për të luajtur edhe nga fillimi.
Cilat janë kushtet e Maignan?
Ai kishte një tendosje muskulore, por është e qartë se me kaq shumë ndeshje të ngjeshura, ndërprerja njëjavore mund ta bëjë të humbasë dy ndeshje. Nuk besoj se do të jetë dëmtim i gjatë.
Karakteristikat e Chukwueze…
Ideja në pjesën e parë ndaj Newcastle ishte të synonim një mbrojtës të krahut me një hap tjetër. Në pjesën e parë nuk e përdorëm shumë atë, pastaj vendosa të aktivizoja Pulisic. Jemi të kënaqur me performancën e tij.
Si është Kalulu?
Ka një dëmtim të vogël, mendoj se nuk do të jetë i disponueshëm për tri ndeshjet e ardhshme.
Si e prisni të luajë Verona?
Ne nuk e dimë nëse Verona do të qëndrojë e mbyllur pas, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Deri më tani, Verona ka qenë agresive, por prisnim që edhe kundërshtarët e tjerë të ishin agresivë, por më pas luajtën ndryshe. Duhet të kemi inteligjencën për të kuptuar se çfarë zgjidhjesh të bëjmë gjatë lojës.
Sportiello dhe fillimi i manovrës…
Ai i njeh shumë mirë pozicionet tona dhe parimet e lojës, është i gatshëm të na ndihmojë edhe në fazën e vendosjes. Ashtu si me Torinon, portieri ndoshta do të ketë më shumë raste për t’u dukur edhe këtë ndeshje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





