
Mesfushori kilian kritikon ndeshjen e Champions League, e luajtur në “San Siro”: “Ata idiotët e Milanit dinë vetëm të vrapojnë, Newcastle luan futboll të neveritshëm”. Arturo Vidal ka analizuar dy ditët e Ligës së Kampionëve, faza e grupeve, duke folur gjatë një transmetimi “live” në Twitch të “Red Gol”.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, mesfushori ka shprehur këndvështrimin e tij për të gjitha ndeshjet e luajtura në xhiron e parë, pa kursyer kritikat për skuadrat e ndryshme të përfshira. Mes tyre, ish-lojtari i Juventusit dhe Interit ka drejtuar gishtin nga loja e zhvilluar mes Milanit dhe Newcastle. Ja fjalët e tij:
"Kam parë ndeshjen më të keqe në historinë e Champions League, atë mes Milanit dhe Newcastle. Ata idiotët e Milanit më lanë të lënduar kundër Newcastle. Ata janë me fat, sepse dinë vetëm të vrapojnë, përndryshe nuk do të luanin aty.
Unë nuk e kuptoj Newcastle, përfundoi i katërti në kampionat, por kjo nuk ka rëndësi, luan futboll të neveritshëm. Anglezët duhej të rrezikonin jetën e tyre, meqë ishte ndeshja e tyre e pare në Champions League, të tregonin diçka më shumë. Më kanë çmendur si dreqin".
Një opinion i tij i qartë edhe për Manchester City, fitues ndaj Crvena Zvezda: "Porto-Shakhtar ishte duel i mrekullueshëm. Manchester City ishte i mërzitshëm, si gjithmonë. Në ndeshjen midis PSG dhe Borussia, më pëlqeu vetëm pjesa e dytë, por më zuri gjumi në të parën".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





