Transmetuar më 22-09-2023, 13:49

Giorgio Chiellini po jeton një jetë të dytë futbollistike në SHBA. Pas largimit nga Juventusi në vitin 2022, mbrojtësi italian filloi një aventurë të re në MLS, me fanellën e Los Angeles FC.

Një “pension i artë” në të cilin mbrojtësi vazhdon ta thotë si duhet fjalën e tij. I mbërritur mbi një vit më parë si udhërrëfyes për të gjithë shokët e tij të skuadrës, Chiellini është përshtatur në mënyrë të përsosur në futbollin amerikan, duke u bërë një nga simbolet e tij. Edhe në moshën 39-vjeçare ai nuk ndalet së argëtuari në fushë.

Këtë sezon atij iu desh të përballej me një dëmtim në këmbë, që e mbajti në “infermieri” për rreth një muaj. Një aksident i cili nuk e pengoi të rikthehej në pjesën e fundit të këtij sezoni. Chiellini zuri vendin e tij në qendër të mbrojtjes, si drejtues i një orkestre.

Por herë pas here instinkti i kampionit të madh mbizotëron mbi gjithçka (madje edhe moshën) dhe e lejon atë të bëjë goditje të jashtëzakonshme. Kështu ndodhi në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Saint Louis City, e cila u mbyll me barazim pa gola.

Në fakt, rezultati mund të ishte ndryshe nëse fati do ta kishte “puthur” mbrojtësin veteran. Në një moment, Chiellini mbërriti në zonën e rreptësisë së kundërshtarit dhe, duke përfituar nga një top i mirë, tentoi ta çante “bllokadën” me një roveshiatë. Një gjest atletik arriti në perfeksion dhe u shkatërrua vetëm nga pritja e portierit, që pa topin në momentin e fundit dhe ia doli ta devijonte.

Festë e ngrirë për ish-lojtarin e Juventusit, i cili ishte afër shënimit të një goli kryevepër, ndoshta kulmi i përvojës së tij në SHBA. Zhgënjimi i mos shënimit të golit është i dukshëm, por mbresa e madhe e ofruar për të gjithë tifozët e pranishëm në tribuna mbetet.

Edhe Los Angeles FC vendosi të festojë me mbrojtësin, duke publikuar në të gjitha rrjetet sociale videon e golit të humbur, të shoqëruar me mbishkrimin “një djalë i ri 39 vjeç”, duke përfituar nga loja me fjalët e vëna në dispozicion nga gjuha angleze.

Përgjigja e Juventusit ishte e pashmangshme, duke shtuar një koment të thjeshtë, por efektiv: “Ashtu si vera e mirë”. Në moshën 40-vjeçare, Chiellini ende arrin të magjepsë publikun, i cili mbeti i befasuar nga veprimi akrobatik.