
Nuk është një periudhë e lehtë që André Onana po përjeton te Manchester United. Ish-portieri i Interit në fakt ka kërkuar falje publike pas një tjetër gabimi në ndeshjen e Champions League kundër Bayern Munich.
Më shumë “benzinë zjarrit” i shton çmimi që paguan “Djajtë e Kuq” për të, 55 milionë euro të mira, plus bonuse, gjë që e detyron të bëjë mirë.
Sipas asaj që u raportua nga "The Sun", yjet e ekipit të Ten Hag janë ende në trazira për mënyrën se si u trajtua David De Gea, i cili kishte qenë në skuadër që nga viti 2011.
Spanjolli është ende një lojtar i lirë pas largimi nga Manchester United dhe në kërkim të një skuadre. Sezonin e kaluar ai fitoi gjithashtu çmimin “Doreza e Artë” në Premier League për numrin më të madh të portave të pastra (pa pësuar gol).