
Ka pasur shumë kuriozitet rreth këngës së re të Shakirës, “El Jefe”, pasi të gjithë ishin të bindur se këngëtarja do ta tagetonte sërish Piqué. Dhe ishte pikërisht kështu.
Teksti, i cili flet për punëtorët e pasigurt dhe problemet e tyre të pagesave, fsheh disa “bomba” që kolumbiania rezervoi për ish-burrin e saj.
"Lili Melgar, kjo këngë është për ty, nuk të kanë paguar pagesën e largimit", – është vargu që kujton një nga personat kyç në marrëdhënien me Piqué. Fjala është për dadon e Milan dhe Sasha, dy fëmijët e tyre, kur jetonin në Barcelonë.
Lili ishte një nga njerëzit e besuar të Shakirës, aq sa sipas shumë njerëzve ishte ajo që “zbuloi” lidhjen e re të Piqué. Për këtë arsye, ish-futbollisti ishte hakmarrë duke mos e paguar dadon muajt e fundit, si dhe me përfundimin e marrëdhënies së punës.