Transmetuar më 21-09-2023, 23:33

SHKODËR- Detaje të reja në lidhje me vrasjen në fshatin Hot i Ri në Shkodër janë zbuluar. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çasit mes viktimës dhe personave të tjerë në një lokal.

Po ashtu bëhet me dije se në lokal, me Valter Fjerzën ishte dhe vëllai i tij. Autorët nuk dihet se kush janë, ndërkohë që policia ka nisur krehjen e zonës.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd