Transmetuar më 21-09-2023, 22:46

Policia e Shkodrës jep detajet e para rreth vrasjes së Valter Fierzës 33 vjeç nga fshati Hot i Ri në Shkodër.

Sipas burimeve policore ‘rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd