Transmetuar më 21-09-2023, 16:32

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër, në autostradën Vlorë-Fier.

Për fat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike gjatë ecjes së makinës.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për shkakun e zjarrit  në makinë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin P. M. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd