Transmetuar më 21-09-2023, 14:03
Përplasjet e shumta me njëri-tjetrin kanë shkaktuar një ftohje të çiftit Xhoana-Arlind.
I kemi parë shpesh në ekran të ngacmohen si “macja me miun”, mirëpo duket se durimi i tyre paska patur limite!
Ka qenë Xhoana ajo që në “dhomën e ditarit” deklaroi se tashmë është zyrtarisht single, duke i dhënë fund marrëdhënies me Arlindin.
“Unë sonte jam zyrtarisht ‘single’, bombshell hajdeni në Love Island Albania,”- tha ajo.
Këtë deklaratë, Arlindi s’e priti fort mirë, megjithatë u shpreh:
“Jeta është sfidë duhet përballuar, po jam i përgatitur sepse e dija.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd