Transmetuar më 21-09-2023, 12:44

FIFA ka përditësuar renditjen e saj për shtatorin, e cila sheh disa ndryshime në 20 vendet e para. Më konkretisht, Portugalia parakalon Italinë në vendin e tetë (barazimi me Maqedoninë e Veriut ishte fatal), ndërsa Maroku fiton një vend në kurriz të Zvicrës. Argjentina është gjithmonë në krye, përpara Francës, Brazilit dhe Anglisë.

Ndërkohë, kombëtarja jonë kuqezi, e cila mori 4 pikë tepër të çmuara në dy kualifikueset e shtatorit, falë barazimit në Çeki dhe fitores ndaj Polonisë në “Arena Kombëtare”, jo vetëm kapi kreun e grupit përkatës të “Euro 2024”, por edhe ka ngjitur tri vende në klasifikimin e radhës të FIFA-s, i përditësuar sot.

Kështu, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho pozicionohet për momentin në vendin e 62-të, duke bërë kapërcimin më të madh me pikë (+20.08). Kombëtarja jonë e ka pasur rekordin e vet në renditjen mujore të FIFA-s në gusht 2015, me vendin e 22-të. Një rekord historik ky për kuqezinjtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd