Transmetuar më 21-09-2023, 09:16

KOSOVË- Shpërthen në flakë makina e Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Sipas policisë rasti u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj, një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për te hetuar shkaqet e zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd