Transmetuar më 20-09-2023, 20:15

Në prag të zgjedhjeve lokale në Greqi ka nisur nga politikanët grek të përdoret dhe çështja Beleri. Mesa duket çështja e shumë për folur në Shqipëri por e komentuar jo pak dhe nga pala greke ka nisur të zërë vend si kartë elektorale për partitë politike greke.

Tërheqja e të ashtuquajturve vorioepiriotë që janë një pjesë e konsiderueshme që jetojnë në Greqi, kanë bërë veçanërisht kreun e Bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis ta komentojë zhvillimin që po ndodh me kryebashkiakun e Himarrës.

Duhet theksuar se Bakojanis disa javë më parë ishte me një grup politikanësh grek, pjesë e protestës në Himarrë në mbështetje të Fredi Belerit. Bakojanis ka reaguar në FB ku është përballur me një sërë kritikash nga komentuesit lidhet me qëndrimet e tij. Komentuesit i kanë quajtur qëndrimet e Bakojanist të dyfishta duke e krahasuar me qëndrimet kontradiktore që krijohen nëse përmendet çështja gati e ngjashme politikanit grek Ilias Kasiridhas.

Pas komentit të Bakojanisit, politikanit të Demokracisë së Re, për Belerin, mbi shtetin shqiptar, që duke mos i lejuar betimin kryebashkiakut të Himarrës tregon se nuk është në shinat e shtetit ligjor.

Με την απόρριψη του νέου αιτήματος αποφυλάκισης του Φρέντη Μπελέρη, η αλβανική κυβέρνηση επιμένει στην παραβίαση του κράτους δικαίου και του τεκμηρίου αθωότητας. Δεν του επιτρέπει καν να ορκιστεί, έστω από τη φυλακή. Δεν ξεχνάμε, δε σταματάμε.

— Kostas Bakoyannis (@KBakoyannis) September 18, 2023