Transmetuar më 20-09-2023, 18:30

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, feston sot 28-vjetorin e lindjes. Në profilin e saj në “Instagram” ajo ka ndarë me mijëra ndjekësit disa fotografi të realizuara pikërisht me rastin e ditëlindjes.

“Duke i bërë ëndrrat e mia realitet”, ka shkruar Dea bashkëngjitur me pozat që kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime.

Madje komenti që mori më shumë vëmendjen ishte ai i Krist Aliajt. Teksa të gjithë po prisnin një urim të veçantë, siç Dea bëri me rastin e ditëlindjes së ish-banorit të BB VIP 2.

“Gëzuar ditëlindjen Dea”, ka komentuar Kristi në fotot e mikeshës së saj.

Ndërkohë kujtojmë se në ditëlindjen e Kristit, Dea i dedikoi një urim të gjatë dhe ndryshe:

“Bday weekend ishte thjesht një mesazh ‘të shtunën boat day në Palasë” dhe stres nga fakti që Kristi nuk kishte asnjë detaj, asnjë organizim, por u kenaqem. Videon e fundit e futa këtu se më ka bere për të qarë kur e kam parë dhe doja nje arsye ta postoja. Happy to have met you in the weirdest ëay. You’re fun. Happy birthday”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd