Transmetuar më 20-09-2023, 14:44

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, i intervistuar nga “Amazon Prime”, ka folur për rrugëtimin e sezonit të kaluar në Champions League, por edhe objektivat e rinj në Europë me skuadrën e Simone Inzaghit:

“Sezoni i kaluar ishte i shkëlqyer, e meta e vetme ishte finalja e Champions League. U paraqitëm shumë mirë, por mund ta kishim marrë trofeun në shtëpi. Nuk i shikoj shumë gazetat, pashë tifozët e pakënaqur dhe mendova se mund t’iu sillnim gëzim shumë njerëzve.

Diagnoza e tumorit? Kam bërë kimio, disa cikle, nga e hëna në të premte, 4 herë, çdo 3 javë. Kam qenë gjithë ditën në spital, 6-7 orë. Kjo më shndërroi në një person më serioz, më të mirë, pata shumë rezultate futbolli. Unë gjithashtu mund të ndaloja së luajturi futboll kur isha me kancer, patjetër.

Si fëmijë më pëlqente të sfidoja njerëz më të fortë për të provuar gjithmonë veten. Më parë ishin Nesta, Cannavaro, mbrojtësit e mëdhenj. Tani nuk marr frymëzim nga asgjë, vetëm nga vetja. Arritja deri në fund të Ligës së Kampionëve është emocionuese, të luash dhe të shkosh sa më larg të jetë e mundur në këtë kompeticion të jep krenari të madhe”.