Shoferët shqiptarë tashmë do të të njoftohen për gjobat e makinës nëpërmjet portalit e-albania.
Sistemi i ri është njoftuar prej disa ditësh, teksa kryerministri Edi Rama ka publikuar dhe një video, ku shpjegohet se si do të funksionojë kjo procedurë.
Në postimin e tij, bashkangjitur videos, kryeministri shkruan se “Kjo është tanimë procedura e sistemit të ri të njoftimit të gjobave të Policisë Rrugore në telefon përmes e-Albania.”
Tanimë, përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 %, kur e paguan brenda 15 ditëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd