
Daja i 3-vjeçarit që u dhunua në çerdhen në Fushë Kosovë ka treguar se 3-vjeçari ishte i traumatizuar dhe i uritur.
Ai theksoi se në momentin që pa videon nisi të qajë. Daja i të miturit tregoi se nipi i tij përveç shenjave të dhunës në trup ka edhe goditje në kokës.
“Djali ishte i traumatizuar dhe i uritur. U shokova kur pashë videon, fillova të qaj. Më shumë më dhembi momenti kur dhunon nipin tek dera, gjithashtu kur e tërheq zvarrë.
Nipi është dërguar për ekzaminim mjekësor, ka edhe goditje në kokë, kemi prova të tjera që i dërgojmë në Prokurori, përveç trupit që janë të dukshme.
Ka edhe goditje në kokë, kemi raportet e mjekëve dhe ne do i dërgojmë në Prokurori, të gjitha mekanizmat e drejtësisë”, foli ai për një emision televiziv.
Kujtojmë se ishte daja i 3-vjeçarit, ai që e denoncoi për herë të parë si rast dhunën e ushtruar në çerdhe.