Borja Mayoral, ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit, foli në podkastin “Offsiders”. Spanjolli zbuloi një anekdotë për Zinedine Zidane gjatë një gjysmëfinaleje të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Në prill 2018, Real Madrid luajti gjysmëfinalen e Champions League kundër Bayern Munich. Pas fitores 2-1 në Gjermani, “Los Blancos” ishin disi të relaksuar gjatë kthimit në “Bernabeu”. Pasi e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 1-1, Zidane mbajti një fjalim shumë të ashpër para skuadrës, sipas Borja Mayoral:
"Ne po luanim shumë keq. Zidane hyri në dhomën e zhveshjes dhe betohem se nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Ne heshtëm të gjithë kur trajneri filloi të bërtiste: Largohuni të gjithë nga këtu, përveç lojtarëve. Zidane i nxori të gjithë jashtë: fizioterapistët, stafin, të gjithë.
Pastaj na tha se ishim në “Bernabeu”, se po luanim për finalen e Ligës së Kampionëve. Ai fjalim ishte brutal. Të gjithë lojtarët si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Varane dhe Benzema mbetën të befasuar. Ne kurrë nuk e kishim parë Zidane të tillë, rrallë zemërohej".
Fjalë që ndoshta ishin të dobishme, duke qenë se klubi spanjoll arriti në finalen e Champions League, pastaj fitoi kundër Liverpool-it.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd