13:54 | E trishtë në Greqi! Gjendet i pajetë në serë babai shqiptar i 3 fëmijëve
- 13:24 | Legalizuan 3 objekte pa leje në Palasë, Prokuroria e Vlorës: Dërgohen në gjyq 17 persona, zyrtarët e Kadastrës dhe ndërtuesit
- 13:06 | Tmerr në Kolumbi/ Trupi i shkencëtarit italian gjendet i copëtuar në valixhe. Mister shkaqet (VIDEO)
- 12:55 | Shoqja e studentes shqiptare zbulon mesazhet: Mark më shkruante me telefonin e Ilarias! E njihte aq mirë, sa dinte se çfarë të shkruante
- 12:52 | Makina përplas biçikletën, plagoset i moshuari (FOTO)
- 12:44 | Capello, i ashpër me Juven dhe Milanin: Nuk kanë vizion si klube, iu mungon uniteti
- 12:41 | I zhdukur prej 4 ditësh në malin e Pashtrikut/ Rinisin sërish kërkimet për 27-vjeçarin, prefekti i Kukësit: Nesër do të vijnë 100 trupa të ushtrisë
- 12:16 | Shqiptari qëllon 5 herë me thikë bashkëshorten në prani të djalit 7-vjeçar në Gjermani: ‘Nuk e dini se çfarë më bëri ajo!’
- 11:42 | Agjentët e BKH kontrolle në një biznes në Elbasan, sekuestrohen dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve
- 11:32 | Ribery: E adhuroj ‘ThuLa’ e Interit, por unë dhe Robben kemi shkruar historinë e futbollit
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Shqiptari qëllon 5 herë me thikë bashkëshorten në prani të djalit 7-vjeçar në Gjermani: 'Nuk e dini se çfarë më bëri ajo!'
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – sipas Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Agjentët e BKH kontrolle në një biznes në Elbasan, sekuestrohen dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve
- Zbardhet atentati ndaj nën e bir në Fier, arrestohet 66-vjeçari, në kërkim djali i tij
- Luani, që për pak i mori jetën burrit, ndodhet në Zharrëz të Fierit. Policia do largojë kafshën nga banesa
- 'Iku e gëzuar atë mëngjes'! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të martën t’i ulë çmimet e 50 produkteve ushqimore, “me qëllim që t’i mbrojë qytetarët nga rritja e çmimeve të produkteve bazike”.
Megjithatë, ekspertët nuk besojnë se do të ketë efekt vendimi për uljen e çmimeve për këto produkte.
Këtyre produkteve bazike do t’iu vihet etiketa “çmim i garantuar” dhe do të shiten për një çmim prej 10 për qind më lirë sesa deri tani, duke filluar nga 20 shtatori deri më 30 nëntor.
Në mesin e produkteve bazike që do të shiten më lirë janë buka, mishi, qumështi dhe prodhimet e tij, frutat dhe perimet.
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se Qeveria u detyra të marrë masa për ndryshimin e çmimeve të produkteve bazike, pasi gjeti dallim të madh të çmimeve të tyre në tregjet botërore me ato vendore.
“Të gjitha analizat tregojnë se nuk ka arsye për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, as nga ana e tregtarëve, as nga ana e prodhuesve. Kjo nuk mund të ndodhë duke marrë parasysh çmimet në bursat botërore që kanë shënuar rënie”, tha Bekteshi.
Qeveria, po ashtu, e ndaloi shitjen e produkteve ushqimore me çmime speciale promovuese, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime me çmimet e tjera, apo nxitjen e konsumatorëve për të blerë të njëjtin produkt në sasi më të mëdha.
Inspektorati i Tregut paralajmëroi masa të rrepta, duke nisur nga dënimi me gjobë deri te mbyllja e bizneseve, për shkelësit e mundshëm të vendimit të Qeverisë.
“Inspektorati shtetëror i Tregut do të ndërmarrë masa të njëjta te të gjitha subjektet dhe nuk do të bëjë asnjë kompromis, apo selektim për të gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet. Ne do të vazhdojmë me kontrollet e përforcuara në terren me qëllim që të mbrojmë standardin e qytetarëve. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që në rast se vërejnë parregullsi, menjëherë t’i denoncojnë ato në Inspektoratin e Tregut që të mund të ndërmarrim masa adekuate”, tha Goran Trajkovski, drejtor i Inspektoratit të Tregut.
“Vendime të pafrytshme”
Ky është vendimi i pestë i tillë që Qeveria maqedonase e ka marrë këtë vit për produkte ushqimore, por është kritikuar, pasi, sipas ekspertëve, vendimet nuk kanë dhënë frytet e pritura, dhe se përkundrazi, çmimet janë rritur pas skadimit të secilit vendim.
Çmimet e produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut, sipas drejtuesve të institucioneve, janë rritur deri në 47 për qind gjatë këtij viti, derisa në tregjet evropiane ato kanë shënuar rritje jo më shumë se 10 për qind.
Abil Baush, profesor i Ekonomisë, nuk beson se masat do të japin efekte, pasi thotë se çmimet duhet të rregullohen, apo të ulen nga tregu i lirë i konkurrencës.
“Në kohën kur masat e njëjta të ngrirjes së çmimeve dhe marzhave nuk dhanë efektin e duhur, siç edhe pritej, është shumë e panevojshme të kemi masë të njëjtë, të ngrirjes së çmimeve. Në një situatë të tillë pritej të kishte masa të tjera, të mendohej për nisma të bizneseve për një treg më konkurrues. Pra, kur pritej të kishte një treg konkurrues, me këto masa ngushtohet tregu”, vlerëson Baushi.
Ai thotë se institucionet duhet t’i kushtojnë rëndësi më të madhe prodhimit vendor përmes nxitjes dhe ndihmave të ndryshme, në mënyrë që ai të jetë konkurrues ndaj prodhimeve të jashtme.
“Ne nuk kemi prodhim vendor të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e konsumatorëve tanë, andaj konsideroj se duhej të hartohej një strategji për nxitjen e prodhimit vendor. Ne nuk kemi rritje të çmimeve të prodhimeve vendore, por rritje të çmimeve të prodhimeve që vijnë nga jashtë, këtu qëndron problemi”, shton ai.
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka shtrenjtuar edhe shportën e konsumit. Sipas Lidhjes së Sindikatave, në muajin gusht një familje katëranëtarëshe për të siguruar kushtet elementare për jetë i ka shpenzuar 810 euro./ REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd