Transmetuar më 19-09-2023, 21:57

ZVICER – Arbitri shqiptar i Superligës Enea Jorgji ka hyrë në histori si arbitri i parë shqiptar që gjykon një ndeshje në fazën e grupeve të Champions League-s. Por debutimi i tij në elitën e futbollit europian ka sjellë edhe polemika. Jorgji ka gjykuar ndeshjen mes Young Boysdhe Leipzig, që përfundoi me shifrat 1-3 për gjermanët.

Në kohën kur shifrat ishin në baraspeshë 1-1, Xavi Simonsi është rrëzuar në zonë dhe ka kërkuar penallti. Jorgji ka shkuar ta shohë rastin në monitorin e VAR-it dhe në fund ka vendosur të mos akordojë penallti. Një vendim që ka hapur debat në rrjet, por që fatmirësisht për Enea Jorgjin, nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar, pasi Leipzig-u arriti të dilte me tre pikët pas vërshëllimës përfundimtare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd