Transmetuar më 19-09-2023, 19:15

ITALI- Media italiane jep detaje të reja nga aksidenti me vdekje i shqiptarit në Itali.

Camaiore (Lucca), i njohur ndryshe me emrin Roland ndërron jetë teksa mbante një ekskavator në ngjitjen Colletto Santucci në zonën Frati të Camaiore : punëtori 43-vjeçar me origjinë shqiptare nga kompania Ceragioli Costruzioni u gjet i pajetë dje rreth orës 18:00 me një plagë në kokë, i shtrirë në anë të rrugës.

Shqiptari ishte duke ngjitur eskavatorin e tij në vendin ku banonte por paprtitur është përplasur me një shtyllë të rëndë betoni. Nga ana tjetër mjekët dhe policia bën të ditur se shkaqet reale nuk mendohet të lidhen vetëm me përplasjen por edhe me një sëmundje të viktimës, që i ka dhënë shkak të tronditet gjatë transportimit.

“Rolandi la pas tre fëmijë të vegjël dhe gruan e tij, një grua e re shumë e bukur dhe e sjellshme me të cilën jetonte në banesat publike në via Cesare Battisti, në një shtëpi të blerë më në fund me frytet e punës së tij: më parë ai kishte qenë punëtor në Ices. në Pietrasanta , gjithmonë në fushën e ndërtimit të rrugëve. Një çift i këndshëm, një familje e integruar mirë në qytet: ata jetonin në qendrën historike dhe kohët e fundit ishin zhvendosur jashtë, në Piana Terra.”- ka thënë për raportuesit një komshiu i tij pranë shtëpisë./La Nazione

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd