Transmetuar më 19-09-2023, 16:13

MALI I ZI- Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën Cetinje-Budva në qytetin e Obzovicës në Mal të Zi.

Mësohet se një autobus me pasagjerë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dolë nga rruga.

Në vendin e aksidentit janë dërguar të gjitha forcat policore në dispozicion nga Budva dhe Cetinja, ndërsa rrugës për në Obzovicë janë edhe pjesëtarët e njësive speciale policore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd