Transmetuar më 19-09-2023, 16:10

Dafina Zeqiri shfaqet me maskë oksigjeni, këngëtarja probleme me shëndetin
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është një ndër artistet më të dashura nga publiku shqiptar.
Së fundmi ajo ka shqetësuar fansat për gjendjen e saj shëndetësore teksa ka postuar një foto në Instagram.
Në foton e publikuar në InstaStory, Dafina shihet duke u mjekuar me një inhalator për thithje ilaçi.
Ndërsa krahas saj shkruan: “Kthehemi në realitet. Bronkiti”, duke treguar kështu që ajo vuan nga bronkiti.
Bronkiti është inflamacion i bronkeve në mushkëri që shkakton kollë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





